Ergys Agasi lë qelinë në Tiranë, transferohet në Bradashesh
Biznesmeni Ergys Agasi është dërguar këtë të shtunë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest me burg”.
Agasi u arrestua disa ditë më parë në zonën e Plepave në Durrës, pas një operacioni të Policisë. Bashkë me të u arrestua edhe ish-efektivi i Policisë, Uljan Shpataraku.
Ai akuzohet nga SPAK për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se ka ndërhyrë në tenderët publikë të AKSHI-t, përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes
KOHA JONË SONDAZH

