Woltemade vendos rekord te Juventusi, gjermani më i gjati në historinë e klubit
Nick Woltemade ka vendosur një rekord të veçantë që në hapat e parë të tij me Juventusin. Sulmuesi gjerman, i cili është afruar nga Newcastle, është tashmë lojtari më i gjatë në historinë e klubit torinez, me një gjatësi prej 1.98 metrash.
I mbiquajtur “Gjiganti i Bremenit”, Woltemade ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për fizikun e tij, por edhe për karakteristikat teknike. Në Newcastle e kanë përshkruar si një futbollist me talentin e një mesfushori ofensiv, por të vendosur në trupin e një qendërsulmuesi.
Me 198 centimetra, Woltemade ka kaluar në renditje portierin legjendar holandez Edwin van der Sar, i cili vlerësohet mes 197 dhe 198 centimetrave. Duke qenë se gjermani regjistrohet zyrtarisht në 198 centimetra, rekordi i takon atij.
Në podiumin e lojtarëve më të gjatë që kanë veshur fanellën e Juventusit renditen gjithashtu Wojciech Szczesny, me 196 centimetra, dhe Zlatan Ibrahimovic, 195 centimetra. Në të njëjtën lartësi me suedezin kanë qenë edhe Fernando Llorente dhe Nicklas Bendtner.
Në listën e dhjetë lojtarëve më të gjatë të Juventusit ndër vite përfshihen gjithashtu emra si Carlo Pinsoglio, Luca Toni, Gianluigi Buffon dhe Laurent Blanc.
Por nëse Woltemade kryeson listën e “gjigantëve”, Juventusi ka pasur edhe futbollistë me përmasa krejt të tjera. Rekordin për lojtarin më të shkurtër e mban Rui Barros, vetëm 158 centimetra. Pas tij vijnë Sebastian Giovinco, 160 cm, dhe legjenda Omar Sivori, 163 cm.
Në këtë renditje bëjnë pjesë edhe Emanuele Giaccherini, 167 centimetra, ndërsa Francisco Conceição është vetëm tre centimetra më i gjatë.
KOHA JONË SONDAZH

