Barcelona zgjidh hallet e sulmit, bomberi i ri i skuadrës është … Raphinha

Barcelona duket se e ka gjetur brenda shtëpisë zgjidhjen për problemin e golit. Në një sezon ku katalanasit përballen me mungesën e Robert Leëandoëskit dhe Ferran Torresit, ndërsa tentativat për Julian Alvarez nuk u konkretizuan, Raphinha është kthyer në protagonistin absolut të repartit ofensiv. Dhe gjithçka ndodhi pothuajse papritur. Braziliani, i cili në dhjetor mbush 30 vjeç, po përjeton një nisje spektakolare të sezonit dhe është shndërruar në “killerin” e ri të Barcelonës.

Dopieta e fundit ndaj Feyenoordit, në debutimin e skuadrës katalanase në Champions League, ishte vetëm konfirmimi i asaj që po shihet prej javësh: Raphinha është lideri i ri i Barcelonës. Një rol që nuk lidhet vetëm me shiritin e kapitenit, të cilin trajneri Hansi Flick ia ka besuar brazilianit. Në fushë, Raphinha po përgjigjet me gola, asistime dhe një ndikim gjithnjë e më të madh në lojën e skuadrës.

Shifrat janë mbresëlënëse. Raphinha ka realizuar tetë gola dhe ka dhënë një asist në pesë ndeshjet e para të sezonit, duke marrë përsipër një peshë që fillimisht pritej të mbulohej nga një tjetër sulmues. Braziliani po interpreton gjithnjë e më shpesh rolin e “9-shit”, duke u përshtatur me nevojat e ekipit dhe duke i dhënë Flick një alternativë të fuqishme në fazën ofensive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona, në vend që të vuajë për një golashënues të ri, po e gjen zgjidhjen te një futbollist që tashmë ishte pjesë e skuadrës. Performancat e Raphinhas po e ndryshojnë edhe hierarkinë brenda ekipit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me shiritin e kapitenit në krah dhe me një rol gjithnjë e më qendror në sulm, braziliani është kthyer në një nga figurat kryesore të projektit të Flick. Nëse ritmi vazhdon kështu, Barcelona mund të mos ketë më nevojë të kërkojë me urgjencë një tjetër sulmues në merkato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?