Moti i keq lë pas dëme në Elbasan, 30 banesa dhe 20 ambiente të prekura

Katër grupe pune kanë nisur këtë mëngjes verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq që përfshiu Elbasanin një ditë më parë. Ekipet po bëjnë evidentimin dhe dokumentimin e pasojave të reshjeve dhe prurjeve të ujit në zona të ndryshme.

Sipas të dhënave paraprake, deri tani janë konstatuar dëme në rreth 30 banesa, ndërsa janë prekur edhe 20 bodrume, ku përfshihen ambiente biznesi dhe hapësira të përdorura për parkim.

Gjatë procesit të verifikimit, grupet e punës po evidentojnë dëmet e shkaktuara në banesa, përfshirë pajisjet elektroshtëpiake dhe elementë të tjerë të dëmtuar nga uji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën kohë, ekipet e ndërhyrjes vijojnë punën në terren për pastrimin e inerteve dhe largimin e ujit nga zonat ku ende nuk është tërhequr plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e ndërhyrjes është edhe pastrimi dhe zhbllokimi i kolektorëve, të cilët janë mbushur me mbetje të sjella nga prurjet e ujit. Puna po vijon me qëllim që zonat e prekura të pastrohen dhe situata të rikthehet sa më shpejt në normalitet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?