Home Aktualitet A duhet që të...

A duhet që të ikin Meta dhe Berisha nga politika? Dashamir Shehi: Duhen forca të reja në fushë

444
0

Duhet të ndryshojë klasa politike? Kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi, thotë se duhen figura të reja në podium. Ai preferon njerëzit të rinj, drejtues të rinj për opozitën. Teksa u pyet për Sali Berishën dhe Ilir Metën, ai tha se për të mbërritur atje ku duam kemi nevojë për forca të reja në fushë.

“Kjo opozitë që është sot ka qenë kontribuuese për të krijuar këtë sistem politik që është sot me ndryshimet e vitit 2008 në Kushtetutë dhe në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është dhunuar sistemi politik. Është prodhuar një kënetë politike. Opozita duhet të bëjë një rindërtim 360 gradë të mendimit të vetë politik, që të afrojë të gjithë palët dhe qytetarin gri”.

Më 12 nëntor, PD-ja dhe opozita mbajtën një protestë, që për organizatorët kishte si qëllim tregimin e forcës dhe reagimin mbarë popull të qytetarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit