Home ShowBiz A i mashtroi ...

A i mashtroi Kim ndjekësit me reklamën e kriptomonedhave?

113
0

Industria financiare rregullatore e Mbretërisë së Bashkuar ka kritikuar Kim Kardashian West, pas një postimi të saj në Instagram, i cili reklamonte një kriptomonedhë duke e cilësuar atë si një nga promovimet më të mëdha financiarë në histori.

Kim ka më tepër se 250 milionë ndjekës në Instagram dhe është raportuar të fitojë deri në 1 milionë dollarë për një postim të sponsorizuar në këtë platformë. Ajo e ndau reklamën për kriptovalutën Ethereum Max, në muajin qershor.

“Nuk mund të them nëse kjo monedhë në vetvete është mashtrim. Personalitete të famshme në rrjete sociale paguhen në mënyrë rutinore nga mashtruesit për t’i ndihmuar të pompojnë ose zhysin vlerat e monedhave të tyre në mënyrë abuzive, gjë që përbën spekulim të pastër”, u shpreh Charles Randell, drejtuesi i Autoritetit të Administrimeve Financiare (FCA).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit