Home Aktualitet A i mblidhen ...

A i mblidhen njerëzit masivisht për protestë, Berishës?

1154
0

Sali Berisha bëri thirrje sot për protesta masive kundër Edi Ramës, sepse siç tha, na kanë tjetërsuar dhe manipuluar votat e opozitës. Por tjetër gjë është të bësh thirrje dhe tjetër të shikosh nëse vijnë më në protesta, ata që thërriste në Bulevardin kryesor të Tiranës, por që i niste në shtëpi kur mbaronte fjalën Berisha!

Njerëzit janë lodhur nga këto protesta koti, sepse asnjë nuk ishte protestë serioze dhe me përballje dhëmbë për dhëmbë me qeverinë Rama.

Në Serbi po tronditen themelet e pushtetit të Vuçiç, kurse në Tiranë Edi Rama nuk ka asnjë frikë nga Berisha. Përkundrazi, kryeministri tregon barcoleta për ish-kryeministrin!

Ndaj do të shikohet nëse do t’i vijnë protestues në numër të madh në Bulevard, por nëqoftëse do të flasë vetëm Saliu e më pas do t’i shpërndajë, nuk i vjen më njeri në protestë.

Berisha po i thërret në Bulevard, por a do të mbushet Bulevardi si në Beograd!?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit