Home Bota A ishte Putin...

A ishte Putin ai në Mariupol? Ukraina publikon foton e dyshimtë

260
0

Vizita e presidentit rus, Vladimir Putin në Mariupol, ka ngritur dyshime nëse ishte vërtetë ai atje. Këshilltar i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, publikoi në Twitter disa foto të ndryshme të Putin gjatë kohëve të fundit, ku vihen re ndryshime të mëdha në pamjen e presidentit rus.

“Cili mendoni se është i vërteti?”, shkruan Gerashchenko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter. Nga pamjet e publikuara nga Moska, shihet presidenti rus, i cili bën një xhiro në qytetin e shkatërruar, në orët e vona të natës.

Kjo është vizita e parë e tij, në një tërritor ukrainas të marrë tashmë nga forcat ruse. Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka thënë se ai ka shkuar në Mariupol me helikopter dhe është takuar me disa banorë lokalë. Mariupoli është nën pushtimin rus për më shumë se 10 muaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit