Home Aktualitet A ka ndërhyrë...

A ka ndërhyrë një deputet i rëndësishëm i PS, nga Elbasani, për certifikatën e DSIK për motrën e Dumanit?

2125
0

Motra e të arrestuarit Nuredin Dumani, 24-vjeçarja Xhuljana Dumani, ishte e punësuar në ministrinë e jashtme. Bile kishte marrë edhe certifikatë sigurie për sekrete të shtetit shqiptar sapo kishte mbaruar shkollen e lartë, gjë që nuk ndodh në administratën shqiptare.

Janë me qindra punonjës dhe zyrtarë që kanë vite kontribute në administratën e shtetit shqiptar dhe nuk marrin dot nga DSIK një certifikatë për të patur në duar sekretet e shtetit, por një studente 24-vjeçare e merr me urgjencë nga DSIK, bile në qershor të këtij viti kur vëllai i saj është arrestuar për shumë vrasje.

Siç e thanë mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, dy gazetarët më të njohur dhe me profesionistë të Shqipërisë, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, se duhet hetuar nga SPAK se si iu dha dhe pse, kush ka ndërhyrë nga deputetët e PS që t’i jepet kjo certifikatë e nivelit të lartë për sekrete shtetrore një vajze të sapo diplomuar. Aq me tepër, kur vëllai është i penduari i drejtësisë dhe po rrëfen gjëra kriminale, të cilat shkojnë deri në nivele politike.

Dyshimet janë se një nga deputetët e PS nga më të rëndësishmit e zgjedhur me 25 prill në qarkun Elbasan ka ndërhyrë në emërimin dhe dhënien e cerfitikatës nga DSIK.

Flitet se deputeti i mazhorancës ka patur lidhje dhe njohje me Nuredin Dumanin e arrestuar dhe kjo e komplikon situatën në mazhorancë sepse SPAK po zbardh nga pak e përditë dëshminë që po jep nga qelia Dumani. Sikurse flitet se ka përmendur emra politikanësh të lartë.

Në rrjetet sociale dhe nga opozita ka qenë akuzuar përherë Taulant Balla si njeriu që ka patur lidhje me bandat kriminale, sidomos të zonës së Elbasanit, por kjo është hedhur poshtë nga deputeti socialist. Deputeti Balla ka akuzuar PD-në se i bën për arësye politike gjithë akuzat ndaj tij.

Mbetet në dorën e SPAK të hetojë se pse DSIK ia dha cerfitikatën motrës së Dumanit në një kohë rekord dhe kush ka ndëryrë në punësimin e saj në MPJ, kur dihet se duhen vite dhe shumë eksperiencë të futesh brenda gardhit të MPJ.

Nëse SPAK i shkon deri në fund se kush ndërhyri në DSIK nga politika, dalin mënjëherë edhe lidhjet e Dumanit me politikën.

Natyrisht që policia e shtetit duhet patjetër të sigurojë mbrojtje për motrën e Nuredin Dumanit, sepse ajo ka jetën e saj dhe nuk ka pse mban përgjegjësi për krimet e të vëllait. /Marrë nga folshqip.al/

Shënim i KOHA JONE: Redaksia e KOHA JONE mbetet e hapur për të botuar reagimin e Taulant Ballës, pasi nuk beson se një deputet i nivelit kaq të lartë të ndikohet nga bandat kriminale siç akuzon PD dhe opozita.

A ka ndërhyrë një deputet i rëndësishëm i PS nga Elbasani për punësimin e motres së Dumanit?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit