Home Kultura Abacia e Oros...

Abacia e Oroshit (1905-2020) nga më të bukurat dhe më madhështoret në Ballkan

343
0
(…Ishte një dyndje e vërtetë. Kisha ishte plot e përplot. Nuk kishte frona; besimtarët gjunjëzoheshin mbi dyshemenë e shdystë prej guri; kurse hapësira që mbetej mes grave e burrave nuk ishte një vijë e drejtë, por një gjarpërim që ngjitej lart drejt altarit. Kur iu mësuan sytë me dritën e vagullt pas ndriçimit verbues të diellit përjashtë, ajo nisi të shikojë përreth vetes. Mesha kishte filluar e, prej skajit më të largët, mes dritave dhe kemit, ecnin tutje-tëhu disa figura të veshura me rrobe të mrekullueshme; po këndohej në kor. Gloiren e tërhiqnin më shumë besimtarët. Kur u ngritën ata më këmbë, pa diçka shumë simpatike. Të gjithë fëmijët e vegjël ishin rreshtuar te kangjellat para altarit, si një kurorë e gjatë ku ndër ngjyrat mbisundonte e bardha: përparëse të bardha për djemtë, përparëse të vogla me ngjyrë për vajzat, pantallona të bardha për të dyja palët. Gratë përqark saj ishin veshur të gjitha me pantallonat e tyre të plota dhe me futat e bardha që u mbërrinin thuajse te kyçi i këmbës, me jelekë kadifeje në të kuqe të errët, purpur ngjyrë kumbulle ose të gjelbra të thella, përparëse mëndafshi të shkëlqyera ngjyra-ngjyra, shumica me shaje të zeza me thekë të lidhura mbi krye. Kaq mund të shikonte e jo më shumë, pasi në pjesën ku rrinte ajo, poshtë pranë derës, kisha ishte shumë e errët. Kundërmimi gati të merrte frymën. (Por me të ishte e mësuar nga Italia). Ndërsa shërbesa vazhdonte, ajo ndjeu diçka që po i linte një mbresë shumë më të thellë sesa shkëlqimi dhe veçantia e kësaj yllësie kostumesh të mrekullueshme dhe fytyrash të pashme, thuajse të gjitha me vulën e një dinjiteti krenar.
Ky këtu nuk u ngjante fare komuniteteve mondane që ndjekin në katedralen e Shën Pjetrit ndonjë shërbesë fetare me famë, me bindjen e vet të shpenguar ndaj konvencioneve kishtare, me gjunjëzimet, çuarjet më këmbë, heqjen e kryqit – të gjitha të kryera gati mekanikisht në intervalet mes vërejtjeve mendjeholla të fqinjit dhe komenteve me pëshpërimë. Asgjë të ngjashme nuk shihje këtu, përveç fëmijëve që rrinin tek altari, të cilët shtynin e lëviznin siç lëvizin fëmijët e gjithë botës. Nuk gjeje as atë përkushtimin e vetëdijshëm dhe fetarinë e përqëndruar të një komuniteti të mirëstërvitur anglikan në Londër. Këtu kishte diçka më të madhe, më primitive, e megjithatë më themeltare. Komuniteti i besimtarëve po këndonte në kor, veçse burrat u përgjigjeshin grave dhe gratë burrave, në një volum të lartë antifonal, që bartte në vetvete një siguri të thellë. Por, pos këtyre, ishte diçka që e tërhiqte gjithë atë masë malësorësh në mënyrë të papërballueshme drejt njërës anë të kishës së madhe, drejt altarit dhe meshtarit e aty qëndronte pezull në një tension si tensioni i kordës së një instrumenti muzikor: e pashmangshme, që vinte nga thellësitë e s’e ndalje dot. Asnjë shenjë të jashtme nuk kishte e gjitha kjo – fytyrat e mrekullueshme mbeteshin larg, të tërhequra, të padepërtueshme – por ishte aty dhe Gloire Thurston, ai produkt i pakënaqur, i përkëdhelur e ultramodern i dy kontinenteve dhe i shumë kryeqyteteve, e ndjente dhe nuk mund t’i shpëtonte.
Ishte kaq e madhe, frikësuese për të në madhështinë e vet, saqë e ndjeu veten pothuajse e lehtësuar kur mbaroi shërbesa, organoja mbusholloi dhe besimtarët, së bashku me të, vërshuan përjashtë sërish në dritën verbuese të diellit, që ishte shumë më normale dhe shumë më e durueshme se sa ai ndriçim verbues përbrenda)
Publikuar në profilin e gazetarit Gjergj Marku
OLYMPUS DIGITAL CAMERA
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit