Home Aktualitet Abilekaj: SPA...

Abilekaj: SPAK duket si një organ partiak, nuk po hetojnë abuzimet e qeverisë së sotme

36
0

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, për të komentuar intervistën e dhënë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, është shprehur se SPAK po duket si një organ partiak.

Duke komentuar hetimet e SPAK përballë moderatores Armela Ferko, Abilekaj u shpreh se nuk po heton asnjë abuzim të qeverisjes së sotme, por po i ecin hetimet vetëm për personazhet e opozitës.

“A nuk duhet të arrestojë SPAK një zyrtarë të lartë, një peshk të madh. Llallën nuk e shkarkuan ambasadorët, por ai mbaroi mandatin e tij. Ai u këshillua në mënyrë urdhëruese, u bë presin mbi të ndërkombëtar, që ai të bënte një arrestim.

Këta këshillohen, bëhet presion mbi këta njerëz që të bëhet arrestimi i një zyrtari të lartë, a është ky ish-kryeministër, kryeministër apo tjetër, kjo nuk dihet.

Ne ua kemi dorëzuar sovranitetin ndërkombëtarëve që në vitin 1990. Shqipëria nuk prodhon që të mbajë veten, por duhet të ndihmohet nga jashtë. Kur dorëzon sovranitetin nuk mund të qeverisësh më, siç do vetë, të qeverisësh si pasha. Ata vendosin kushte, kur të ndihmojnë.

Synimi i reformës së drejtësisë ka qenë pikërisht kapja e peshqve të mëdhej. I vetmi peshk i madh që ka zënë reforma në drejtësi, është Adriatik Llalla.

Ka disa çështje në SPAK tani, që janë të të dyja krahëve. Ata që ecin më shumë janë të së shkuarës, të opozitës. Kjo na bën thellësisht të dyshojmë tek pavarësia e SPAK. Ne nuk mund të pranojmë një organ shtetëror, publik, pa e parë se si do të veprojë. Kjo është një nga anët shumë të këqija, që këta nuk po hetojnë në mënyrë të pavarur, çështje që lidhen me qeverisjen e sotme. Nuk po hetojnë abuzimet e sotme, që janë dorëzuar në SPAK për abuzime të rënda, si Teatri Kombëtar.

Çdo gjë që lidhet me këtë qeverisje ngec, çdo gjë që lidhet me të shkuarën ecën. Kjo po bën që SPAK të ngjajë si organ partiak’, tha analisti Enton Abilekaj në SYRI TV.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit