Home Aktualitet Agron Duka: S...

Agron Duka: Shteti të marrë masa për familjet tona. Veliaj negociata me të fortët

294
0

Vëllai i kreut të FSHF që mbrëmjen e djeshme banesës së tij në Durrës i’u vendos tritol, Agron Duka thotë se nuk beson që personi që ka vënë eksplozivin ishte një person i porositur nga kryebashkiaku Veliaj, ndërsa shton se ky i fundit ka bërë negociata me të fortët.

“Mënyra e komunikimit të Veliajt për të zaptuar patjetër atë që kishte ngelur. E ndjeja që mund të ndodhte një gjë, e kisha thënë në intervistë që ndihemi të kërcënuar.

Bashkëshortja dhe fjali i Armandos ndodheshin në shtëpi dhe ishin të frikësuar. Çfarë faj kanë atë që Veliaj do të vendos një person të vetin në FSHF. Vajtja në atë biznes cenon jo vetëm atë biznes por të gjitha bizneset.

Unë nuk besoj që Veliaj ka marrë guximin që të çojë një person që të vendos tritol, dhe të kërcënoj Armandon që të tërhiqet nga zgjedhjet, por jam i sigurt që ka bërë negociata me të fortët që më pas është e vështirë t’i menaxhosh. Tatimorët janë ushtarë, kanë marrë urdhër që të vijnë”, tha për “Ora News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit