Home KRYESORE Agron Gjekmar...

Agron Gjekmarkaj pritet nga Abazoviç: Mbresëlënës, një shqiptar që drejton si kryeministër Malin e Zi

386
0

Nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar këtë të enjte një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic në selinë e qeverisë së vendit fqinj. Detaje nga takimi Gjekmarkaj i ka ndarë në facebook, ku edhe thekson se është gëzim që një shqiptar drejton Malin e Zi si kryeministër

‘I shpreha z.Abazovic gëzimin që na jep fakti që një shqiptarë drejton si kryeministër Malin e Zi. Ky fakt është kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarve për liri dhe standarde demokratike, për bashkjetesë dhe integrim por njëkohësisht dhe shenjë emancipuese e shoqërisë malazeze e cila ka tejkaluar paragjykime për të arritur një standard të tillë, sa simbolik aq dhe të nevojshëm”.

Postimi i plotë

Një takim tepër mbreslënës dhe miqësor pata sot me Kryeministrin e Malit të Zi,z.Dritan Abazovic në selinë e qeverisë së vendit fqinj. I shpreha z.Abazovic gëzimin që na jep fakti që një shqiptar drejton si kryeministër Malin e Zi. Ky fakt është kurorëzim i përpjekjeve të shqiptarve për liri dhe standarde demokratike, për bashkjetesë dhe integrim por njëkohësisht dhe shenjë emancipuese e shoqërisë malazeze e cila ka tejkaluar paragjykime për të arritur një standard të tillë, sa simbolik aq dhe të nevojshëm.

Të një mendjeje për nevojën e intesifikimit të një marëdhenjë në aspektin institucional, ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve tona. Gjeta mirëkuptim të plotë për çeshtjet dhe sfidat e përbashkëta që kalojnë vendet tona dhe rajoni. Një takim tejet domëthënës dhe miqësor pata me deputetin Genc Nimanbegu, tashmë një përfaqësues i hershëm i shqiptarve në Parlamentin e Podgorices.

Z. Nimanbegu po aq sa politikan është dhe një veprimtar i dalluar i çeshtjeve shqiptare në Malin e Zi dhe i ndjeshëm për çdo lëvizje që mund të vëre në diskutim progresin e arritur. E sigurova z. Naimbegun për mbështetjen e parlamentit por edhe të Partisë Demokratike për të gjitha ato kauza që forcojnë pozitën e shqiptarve në Malin e Zi, miqësinë mes dy vendeve dhe të ardhmes së përbashkët europiane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit