Home KRYESORE Agron Gjekmar...

Agron Gjekmarkaj tregon dy rrugët që mund të zgjidhte Basha: PD ishte në diktat, SHBA nuk pranonte negociata

1693
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për përjashtimin nga grupi i PD, Sali Berisha. I ftuar në një emision televiziv, ai u shpreh se Basha kishte vetëm dy rrugë, ose të përjashtonte ish-kryeministrin nga PD siç bëri ose të dorëhiqej dhe të fuste PD-në në përplasje me SHBA.

“E kam pritur me trishtim të madh. Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim. Mbledhja ishte dramatike. E thashë në mbledhje se mbase procedura linte për të dëshiruar. Ne të gjithë do të votonim kundër nga pikëpamja emocionale. Por çështja është tjetër; Basha kishte dy rrugë ose të bënte këtë që bëri, ose të dorëhiqej dhe të fuste PD në përplasje me SHBA. PD ishte nën diktat dhe nuk po kërkonin negociata. Nëse dorëhiqej Basha dhe do të vinte një tjetër, PD do të shpallej e padëshiruar nga SHBA. Ata nuk dëshironi negociata, por lanë ultimatum. Ishte rrugë pa shteg. Mbase ishte gabimi i duhur. Nuk mendoj se e ka bërë për interesa personale. Vendimi e lehtëson grupin se do të hynin në një labirint kujtimesh”, tha Gjekmarkaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit