Home Sporti Ahmataj trego...

Ahmataj tregon rrugën për të dalë nga kriza: Lojtarët të jenë më agresivë, siç i ka hije Tiranës

68
0

Në prag të ndeshjes së nesërme me Teutën, trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, i cili ka folur për situatën ku ndodhet Tirana, problemet që kanë bardheblutë si dhe rrugën që duhet të ndjekin kryeqytetasit për të dalë nga kriza e rezultateve të fundit.

“Të gjitha skuadrat janë pothuajse në një stad, përveç dy ekipeve të para që janë shkëputur pak, por me pikët janë aty-aty. Nuk ka skuadra të lehta dhe të forta, pasi po shprehen në të njëjtin nivel dhe duke pasur oshilacionet përkatëse. Mendoj të luftojmë fort dhe ta përballojmë këtë sfidë të radhës.

Bllokimi psikologjik? Besoj se edhe ju e dini mirë këtë gjë, pasi Tirana si një klub me traditë e vuan mungesën e rezultatit. Dhe në momentin që pësojmë gol, skuadra përfshihet nga një “errësirë” prej 10-15 minutash që e vuan këtë gjë. Nga aty erdhën edhe problemet në ndeshjen e fundit. Pastaj gjithë pjesa tjetër ishte e kontrolluar nga ana jonë. Kjo është analiza që kemi bërë.

A ndikon fusha? Nuk diskutohet, që ndikon, por Tirana e ka pasur në genetikë që duhet të përshtatet me çdo terren ku luan. Ndaj këtë gjë mundohemi t’ua injektojmë futbollistëve.

Si e kalon Tirana ngërçin? – Duke punuar dhe ulur kokën për të luftuar më shumë, për të sakrifikuar dhe për t’ia lënë çdo gjë fushës.

Kur pritet Tirana e Ahmatajt? – Skuadrat që të marrin filozofinë e një trajneri i duhen shumë kohë. Madje trajnerët në Botë thonë që duhet të vijë një kohë e gjatë. Nuk është kjo koha që duhet përshtatur. Duke pasur parasysh se nuk kemi as kohë që të stërvitemi,  se kemi vetëm ndeshje dhe duhet t’i përgatisim ato. Kjo është një periudhë shumë e keqe për të menaxhuar situatën ku jemi. Por për të futur filozofinë që mendojmë, nuk do bëjmë ndonjë ndryshim vetëm të fusim filozofinë e Tiranës, genetikën  që të luftojnë, përplasen dhe të luajnë futboll agresiv ashtu si siç i ka hije këtij klubi.

Çfarë i duhet ekipit në janar? – Është shumë herët për të folur, pasi ekipi i ka elementët. Shumë lojtarë kanë ardhur në ditët e fundit të merkatos dhe tani u bë një kohë e gjatë, ndaj nuk e kemi menduar akoma këtë gjë se është shumë herët si proces. Janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur për të shkuar te merkato e janarit.

Mungesat dhe rikthimet? – Kemi rikthimin e Najdovskit, si dhe Latifi i është bashkëngjitur skuadrës dje dhe të shikojmë, Bruno Lulaj është i dëmtuar”, deklaroi Ahmataj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit