Home Aktualitet Aksident i rë...

Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplas për vdekje 23-vjeçaren në oborrin e banesës së saj

54
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është futur në oborrin e një banese, duke përplasur për vdekje 23-vjeçaren e identifikuar si M. Seita.

Drejtuesi i mjetit S. Taci ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u futur në oborrin e banesës së viktimës.

Si fillim 23-vjeçarja është dërguar në spital, por më pas për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit