Home Aktualitet Aksident i rë...

Aksident i rëndë në Vlorë. Makina përplaset me pemën dhe kthehet përmbys (Foto)

31
0

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Mësohet se një automjet është përplasur me pemën dhe koshin e mbetjeve duke u kthyer përmbys.

Dy personat që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

Në vendngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia në lëvizje.

Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Nga pamjet e kamerave te sigurisë të një biznesi aty pranë duket qartë që makina ka qenë me shpejtësi të madhe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit