Home Aktualitet Aksident në T...

Aksident në Tiranë/ Motori del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

7
0

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Shefqet Kuka” në Tiranë.

Sipas policisë, një motor ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë janë plagosur shoferi 27 vjeç dhe pasagjerja, një shtetase 25 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjeria në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit