Home Aktualitet Aksident, pla...

Aksident, plagoset familja prej pesë anëtarësh. Mjeti shtypet si copë kartoni

36
0

Pesë anëtarë të një familjeje mbetën të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin humbi kontrollin në aksin Lushnjë-Berat. Personat që udhëtonin me një mjet tip “Fuoristradë Toyota” me targa AB 320 BK kanë përfunduar në një parcelë me misër.

Fuoristrada ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë derisa në fund ka ndaluar me dëmtime të rënda. Ngjarja ndodhi në orën 18:00 në aksin rrugor Lushnjë-Berat në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Policia dhe fermerët e banorët e zonës kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Policia përveç hetimeve të rrethanave të ngjarjes, ka ndërhyrë për të liruar trafikun e rënduar. Drejtuesi i mjetit është me lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerët janë nën kujdesin e mjekëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit