Home Bota Aksidenti hek...

Aksidenti hekurudhor në Torino, katastrofa mund të ishte ndalur nëse nuk do të ishin bërë…

9
0

Aksidenti i rëndë hekurudhor që u shënua në Itali, mesnatën e 31 gushtit mund të ishte shmangur nëse përgjegjësit e mirëmbajtjes së linjës hekurudhore nuk do të kishin bërë gabime që i kushtonin jetën punëtorëve. “Punëtorët nuk duhet të ishin në atë pistë në atë orë”, ishte një nga detajet që zbuloi një nga shkaqet e tragjedisë që tronditi Italinë, tre ditë më parë.

Dy të dyshuar si përgjegjës për aksidentin hekurudhor, janë nxjerr para Prokurorisë së Ivreasit ku kanë rrëfyer parregullsitë që shkaktuan tragjedinë, ku humbën jetën 5 persona. Viktimat po punonin në shina pa marrë konfirmimin nga kompania dhe më e rëndësishmja ata nuk duhet të ishin aty në atë orë të vonë.

“Hetimet e para zbuluan parregullsi serioze në fazat para katastrofës. Ngjarja mund të ishte shmangur nëse procedura do të ishte ndjekur në mënyrë korrekte”, tha kryeprokurorja e Ivrea Gabriella Viglione. Të dyshuarit janë Antonio Massa, punonjësi i RFI dhe Andrea Girardin Gibin, përgjegjës i Sigifer, kompania e jashtme përgjegjëse për mirëmbajtjen e linjës hekurudhore në të cilën po punonin viktimat.

Sipas gjyqtarëve, shkaku i tragjedisë është një komunikim jo i mirë mes përgjegjësve dhe viktimave. “Vëmendje maksimale duhet t’i kushtohet dinamikës së aksidentit hekurudhor që ndodhi në Torino, ku humbën jetën 5 punëtorë. Punëtorët nuk duhet të ishin në atë pistë në atë orë. Nuk kishte autorizim me shkrim për të ndërhyrë”, bën të ditur Walter Rizzetto, kryetar i Komisionit të Punës të Dhomës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit