Home Aktualitet Aksidenti i f...

Aksidenti i frikshëm me urbanin dhe 9 makina, shefi i Urgjencës: Numri i të plagosurëve mund të rritet

76
0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skëndër Brataj, duke folur për aksidentin e linjës së Unazës me 9 mjete, ku u plagosën nëntë persona, tregoi se ekipi që shkoi fillimisht në vendin e ngjarjes konstatoi se shoferi nuk mbante mend asgjë.

”Ekipi i parë që ka shkuar në vendin e ngjarjes, atë ka referuar që shoferi nuk kujtonte asgjë. Dhe mesa pashë në vendin e ngjarjes nuk kishte frenim të autobusit. Mendoj që nuk ka qenë shumë shpejt makina. Po të ishte shpejtësia e lartë, do të kishim shumë të plagosur pasi ishte autobus me një numër të lartë. Ne e quajmë humbje të koshiencës, ndërsa gjendja sinikopale, është kur i humb komplet reflekset. Sigurisht që ka limite apo kufizime të përdorimit të patentës për nivele të ndryshme punë. Një diabetik nuk duhet të jetë, apo një epileptik sepse mund t’i ndodhë shqetësimi në moment”.

Për të edhe mund të shtohet numri i qytetarëve që do kërkojnë ndihmë mjekësore. ”Ka pasur edhe në makina persona. Në momentin e parë nuk është e thënë që mund të ndjesh diçka”, tha Brataj në rubrikën “Opinion” në “News24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit