Home Aktualitet Aksidenti ku ...

Aksidenti ku humbi jetën një motoçiklist në Kamëz, arrestohet polici dhe i vëllai

5
0

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç, pasi janë konsideruar përgjegjës për aksidentin e ndodhur pak pas mesnate në Kamëz, ku humbi jetën një 26-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15, sipas SHÇBa, kur efektivi i Komisariatit numër 4 dhe vëllai i tij, me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues 26-vjeçarin, i cili humbi jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit