Home Aktualitet Aksidenti me ...

Aksidenti me 3 viktima, eksperti: Po të kishte barriera mjeti s’do kishte përfunduar në Shkumbin

27
0

Aksidenti me 3 viktima në Librazhd, është një kambanë alarmi për sigurinë rrugore. Eksperti i sigurisë Rrugore, Islam Qibini ka ndërtuar skemën e aksidentit të djeshëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Për të nëse do të kishte një strukturë metalike, mund të ishte parandaluar që makina të kishte përfunduar në lumin Shkumbin.

“Ndoshta ka shmangur rënien e gurëve, ndërsa ai që vinte nga Librazhi në drejtim të Elbasanit, ka qenë në aksin e vet dhe si pasojë e përplasjes, ML ka goditur mbrojtësen metalike e cila nuk ka qenë plotësisht e fiksuar dhe për pasojë ka përfunduar në Shkumbin. Mbrojtëse metalike vendosen qëllimisht që të mbrojnë drejtuesin dhe të parandalohet dalja jashtë rrugës, por nëse kemi një mbrojtëse që nuk është e fiksuar, detyrimisht, nuk mund ta përballojë se nuk ka bazamentin e duhur”, tha ai.

Fajtor për aksidentet e shumta rrugore, shpesh me bilance tragjike bën edhe vetë shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Një arsye për një numër të shtuar të aksidenteve në dimër, për Qibinin është mospajisja me gomat dimërore apo edhe me zinxhirët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit