Home Aktualitet Aksionet e SP...

Aksionet e SPAK-u, Hajdari: Abuzuesit të përgatiten se do të përballen me drejtësinë

6
0

Për Shkëlqim Hajdarin operacionet e SPAK-ut janë tregues se po ndryshon shumëçka në lidhje me kulturën e ndëshkimit në vend.

“Operacionet e SPAK duhet marrë shumë seriozisht dhe me qetësi nga ata që të gjithë ata që kanë shkelur detyrën duhet të përgatiten se do të përballen me drejtësisë. Është absokutisht ndryshe këtë herë nga radhët e tjera. Zyrtarë publikë kanë bërë shkelje sheshit, në mënyrën më qesharake. Kështu që ia kanë lehtësuar punën SPAK, e vetmja gjë që duhet të bëjë ky institucion është të mos shikojë emrat por çështje. T’i kthejmë besimin shqiptarëve”, thotë ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve.

Po ashtu kryeinspektori i Përgjithshëm ka folur edhe për operacionet e fundit të autoriteteve për vendosjen e kontrollit mbi të gjithë territorin e vendit. Ai është shprehur se i ka paralajmëruar të gjithë inspektorët që nuk kryejnë detyrën se do të shkojnë në ndjekje penale.

“Presim rezultatet e para ndaj keqpërdoruesve të pyjeve. Unë i kam paralajmëruar inspektorët që do të shkojnë deri në ndjekje penale. Duhet të kenë njerëz të identifikuar që prishin territorin, ndotin ambientin. Ne duam që çdo ditë, çdo natë, të kemi informacione dhe të parandalojmë sa më shumë të jetë e mundur. Dhe kjo është e mundur sepse ndërtimi pa leje nuk është kuti shkrepëse por një gjë që ndodh në sy të publikut. Janë toleruar ndërtimet pa leje nga shumë institucione, herë pas herë ka pasur edhe korrupsion, të cilin tashmë ne jemi të vendosur që çdo njeri që e ngatërron punën e inspektorit të shkojë në dyert e drejtësisë. Ne kemi një aleat të madh, publikun shqiptar i cili denoncon çdo ditë ndërtimet pa leje dhe prerjen e pyjeve”, u shpreh Shkëlqim Hajdari për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit