Home Aktualitet Aksioni opozi...

Aksioni opozitar? Vokshi: Do të shfrytëzojmë çdo hapësirë. Raporti i OSBE/ODIHR i dha të drejtë PD-së

8
0

Deputetja e zgjedhur e PD-së nga zgjedhjet e 25 prillit, Albana Vokshi ka folur mbi raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas saj gjetjet e raportit ulërasin dhe bërtasin dhe janë gjetje të njëjta me shqetësimet që Partia Demokratike ka ngritur.

”Raporti është shumë i qartë, i rëndësishëm sepse akomodon të gjitha shqetësimet e opozitës. Në raport bazohet edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së. Situata e demomkracisë reflektohet në gjetjet e raportit të cilat janë të njëjta me të PD, një raport i cili ulëret dhe bërtet. Raporti thekson qartë se ka pas blerje votash. Çdo shqetësim i ngritur nga opozita është pjesë e raportit të OSBE/ ODIHR. Nuk kam parë në asnjë prej raporteve të OSBE/ODIHR nuk përmendet togfjallëshi “Parti-Shtet” përveçse në raportin për Shqipërinë. Punësimet elektorale, legalizimet, vjedhja e të dhënave personale janë disa nga çështjet që përmenden në raport”,-tha e ftuar në ”News 24”.

Për herë të tretë, PD-ja do të rikthet në shtator si opozitë në Kuvend dhe Vokshi thotë se opozita do të luftojë për të rikthyer demokracinë duke zbardhur masakrën zgjedhore të 25 prillit. Sipas saj, PD-ja do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët e tjerë dhe do të shfrytëzojë çdo hapësirë demokratike.

“Hapi i parë i PD është transparenca për masakrën zgjedhore të 25 prillit, deri ku ka shkaur Edi Rama dhe PD është e vendosur ta zbardhë këtë masakër zgjedhore. Ambasadat dhe BE kanë reaguar. Ne si opozitë do të luftojmë për të kthyer demokracinë. Asnjë qytetar shqiptar sot nuk është i lirë të zgjedhë qeverinë e vet. PD do të bashkëpunojë me të gjithë faktorët për të pasur paktin për demokracinë. PD do të shfrytëzoje tyë gjitha hapësirat demokratike. Opozita ka shumë për të bërë për të çmontuar sistemin e patronazhistëve. Ne do të vazhdojmë të bëjmë betejën tonë për të zbardhur masakrën elektorale”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit