Home Aktualitet Akti heroik n...

Akti heroik nga deputeti shqiptar, shpëton një foshnje 2 muajshe

215
0

I gjendur në momentin dhe vendin e duhur. Falë deputetit shqiptar në Parlamentin e Suedisë, Adnan Dibrani, një foshnje mund të jetojë. Ai është kthyer në hero. Deputeti i shpëtoi jetën një foshnje 2 muajshe, pasi rrezikoi mbytjen në lumin Moraça të Podgoricës, edhe pse nëna e foshnjën për fat të keq humbi jetën.

Foshnja është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, por ka rrezik komplikimesh, pasi bëhet fjalë për një fëmijë që nuk ka mbushur as dy muaj, ka thënë mjeku kujdestar nga Reparti Intensiv i Institutit për Sëmundjet e Fëmijëve. “Fëmija është në rrezik të komplikimeve të aspirimit dhe infeksionit. Ai po monitorohet në reanimacion dhe çdo prognozë është e rëndë, po të kemi parasysh që fëmija është dy muajsh”.

Deputeti Adnan Dibrani ishte pjesë e misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që pasoi ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi. Ai në intervistë për gazetën “Pobjeda”, tha se nuk besonte se do tia dilte.

“Po e kaloja urën dhe pashë një grua dhe fëmijën e saj që ishin në lumë. Disa djem të tjerë erdhën, zbritën në lumë dhe nxorën foshnjën nga uji. Ndërsa të tjerë thirrën një ambulancë. Vrapova drejt tyre dhe pashë që po mbanin në krahë foshnjën, e cila nuk kishte shenja jete. Meqenëse kam një fëmijë të vogël në shtëpi, e dija çfarë të bëja në situatë të tillë”, tha Dibrani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit