Home POLITIKE Aktivitet për...

Aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria partner i besueshëm në Aleancën Euroatlantike

25
0

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në aktivitetin “Ditë e Hapur”, me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit në NATO, të zhvilluar nga Komanda e Forcës Tokësore në Zall-Herr. Kreu i shtetit, njëkohësisht dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, ndoqi nga afër demonstrimet e kryera nga efektivët, përfshirë dhe trupat komando.

Begaj theksoi rëndësinë e aktit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, pranisë në Aleancën më të fuqishme politiko-ushtarako gjatë 15 vjetëve, kontributin tonë në misionet paqeruajtëse, si dhe rolin në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

“Vendosmëria e Shqipërisë për të kontribuar në siguri dhe mbrojtje tregon se jemi një partner i besueshëm dhe i përkushtuar në Aleancën Euroatlantike. Angazhimi ynë ndaj NATO-s është i pakushtëzuar dhe tregon se jemi të gatshëm të marrim pjesë jo vetëm për mbrojtjen e kufijve tanë, por edhe për të ndihmuar e kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë”,-tha Begaj.

Kreu i Shtetit e cilësoi anëtarësimin në NATO jo destinacion, por si një udhëtim të vazhdueshëm të Shqipërisë, për të forcuar demokracinë, investimet në kapacitetet mbrojtëse, si dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt e më të qëndrueshme për të gjithë.

Begaj përcolli një falënderim të veçantë ndaj Shteteve të Bashkuara për ndihmën e vazhdueshme dhe ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës, duke u shprehur se kombi shqiptar nuk do ta harrojë kurrë këtë. “Vendosmëria e NATO-s për të mos lejuar spastrimin etnik për shqiptarët e Kosovës, sot merr një vlerë të jashtëzakonshme”, deklaroi Begaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit