Home KRYESORE Aktori i njoh...

Aktori i njohur Florjan Binaj në protestë: Të ngrihemi të gjithë siç rrëzuam diktaturën. Liderin e Ballkazanit (Ramën) e kemi në Dubai

1940
0

Një protestë e madhe para kryeministrisë kishte bllokuar krejt bulevardin kryesor të Tiranës sot nga ora 17.00 deri nga ora 19.00. Por më pas grupe protestuesish bllokuan kryqëzimet kryesore në qendër të Tiranës.

Pjesë e protestës që u mbajt para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, ishte edhe aktori i mirënjohur i humorit, Florjan Binaj. Në fjalën e shkurtër, ai tha se kur shqiptarët u bënë bashkë, rrëzuan diktaturën. Po ashtu ai ironizoi kryeministrin që është në Dubai, duke e quajtur ”Ballkazani”.

‘Për ata që nuk e gjejnë guximin, unë ju them vetëm kaq. Shqiptarët rrëzuan diktatturën kur u ngritën të gjithë bashkë, po të çohemi të gjithë bashkë, nuk ulim vetëm taksat por do të marrim edhe atë që meritojmë si qytetar.

Kjo fillon sot, por nuk duhet që të mbarojë me kaq. Ndërkohë që ne protestojmë, liderin e ballkazanit e kemi në Dubai”.

Ndërkohë që folen dhjetra qytetarë në fund bllokimi i rrugëve kryesore shkaktoi bllokimin e krejt trafikut me kilometra.

Protestuesit vendosen që çdo ditë në ora 17.00 do të mblidhen para kryeministrisë, kurse ditën e shtunë në ora 11.00 bënë thirrje krejt popullit shqiptar të vijnë në sheshin “Skenderbej” kundër rritjes së çmimeve.

LEXONI EDHE:

Përfaqësuesi i taksistëve: Të premten protestojmë me makina në bulevard

VIDEO nga protesta para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

I riu në protestë i drejtohet Ballukut: ”Range Rover-at” luksozë ju presin para Parlamentit

R.SH/ Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit