Home Aktualitet Aktori Mirush...

Aktori Mirush Kabashi ”Qytetar Nderi” i Durrësit pas vdekjes! E bija: E vonuar, do doja ta merrte sa ishte gjallë

25
0

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi iu akordua titulli “Qytetar Nderi” i Durrësitm, 4 muaj pas vdekjes. E bija, Mendi Kabashi u përlot teksa pranoi titullin për aktorin e shumë roleve dhe u shpreh se ky eshte një titull i vonuar, pasi Mirushi ndjente gjithnjë dashurinë e publikut durrsak.

“Është i vonuar, do doja ta merrte kur ishte gjallë! Mua më është dhënë që është lënë që ai ta merrte titullin në përvjetorin e lindjes, por nuk ishte e shkruar”.

Regjisorja Driada Dervishi kishte përgatitur një dokumentar pjesë e të cilit ishte edhe një intervistë e fundit e Mirush Kabashit, e patransmetuar më parë. Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, ndërroi jetë më 5 dhjetor të 2023 në moshën 75-vjeçare. Ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit