105-vjetori i FA, Rama: Keni qenë në sprovë të madhe
Në 105 vjetorin e themelit, Forcat e Armatosura u gjetën në terren, për shkak të përmbytjeve në vend.
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka uruar Forcat e Armatosura për 105 vjetorin e themelimit.
”Në këtë ditë që shënon edhe 105 vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, u urojmë me mirënjohje për gjithçka kanë bërë, gjithnjë dhe edhe në këto ditë e netë sprove të madhe, vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët i kanë dhënë lavdi e nder misionit atdhetar të ushtrisë sonë”, shkruan Rama në facebook.

