180 kriminelë kërkohen nga Greqia, shqiptarët fshihen në…

Në një kohë kur Shqipëria pret të hap negociatat e anëtarësimit me BE, krimi shqiptar në Europë, mbetet një plagë e vjetër. Këtë herë media greke, “Kathimerini” shkruan se më shumë se 180 kriminelë shqiptarë që kërkohen nga shteti Grek për krime të rënda të kryera përgjatë 18 viteve të fundit, kanë gjetën strehim në Shqipëri.

“Autoritetet greke ka lëshuar 184 mandate arrestimi për shtetasit shqiptarë të akuzuar për vepra penale, por ende asnjë prej tyre nuk është kapur”,-thuhet në artikull.

Katërmbëdhjetë urdhër arreste ndërkombëtare janë lëshuar këtë vit për shqiptarët të cilët raportohet se kanë ardhur në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarët e Lartë të Policisë Greke (ELAS) kanë theksuar për “Kathimerini”, se kriminelët nuk janë ekstraduar në Greqi, sepse autoritetet shqiptare të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit nuk ngurrojnë ta bëjnë këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në rastet kur kërkojmë ekstradimin e të dyshuarve, ata na kërkojnë të dërgojmë shkresat e lëndëve të përkthyera [në shqip] në mënyrë që ata të mos ekstradohen në Greqi dhe të përballen me ligjin në Shqipëri”, tha një burim policor.

Burimi: Kathimerini/Përshtati: R.SH/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?