20 raste me fruth, urdhëri: Kontrolloni kartelat
Instituti i Shëndetit Publik konfirmon zyrtarisht 20 fëmijë të prekur nga fruthi të cilët po marrin trajtimin mjekësor në QSUT. Për të mbrojtur kontigjentët e fëmijëve të pavaksinuar në ambjntet kolektive si çerdhe dhe kopshte, autoritet shëndetësore ngritën grupet e punës për të bërë verifikimet përmes kartelave mjekësore.
Në anën tjetër, Drejtoria Qendrore e Çerdheve i kërkoi stafit të eduktorëve të kontollojnë me korrektësi dokumentacionin që ka të bëj me vaksinimin sipas protokollit shëndetësor. Për fëmijët që rezultojnë të pavaksinuar, nuk duhet të frekuentojnë çerdhen derisa të vaksinohen.
Nëse, nuk do do të funksionojë ky zinxhirë, verifikimi i rasteve dhe inforimimi i drejtorisë për të pavaksiuarit, autoritet do të ndërrmarrin masat disiplinore ndaj punonjësve. Por përse jemi në situatën ku 4% e fëmijëve në nivel kombëtar janë të pavaksinuar? Mjekët rendisin disa arsye që lidhen me mosinformimi, keqinformimi duke lexuar informacione të pakontrolluara në internet dhe një tjetër kontingjent që i përkëet praktikatëve të besimit mysliman.
Për këtë arsye, takuam drejtorin e komunikimit në komunitetin mysliman Agron Hoxha, që u kërkoi nënave të vaksinojnë fëmijët, duke iu besuar mjekëve dhe ekspertëve të shëndetit.
“U bëj thirrje të gjithëve të mos bie pre e teorive të ndryshme të komploteve që arkullojnë apo informacioneve të gabuara që marrin më media apo rrjetet sociale. E rëndësishme është që ne ti besojmë mjeksisë”,-tha Hoxha. Dekada më parë, terorit të ndryshme që z.Hoxha i quan konspiracione, e lidhnin vaskinën me efektet anësore të saj. Por që komuniteti mysliman hedh poshtë çdo aludim që ka të bëjë me fenë dhe vaksinën.