3000 € për azilantët, ambasada Gjermane: E vërteta për shqiptarët

Mediat në Gjermani publikuan pak ditë më parë lajmin se shteti Gjerman do të ofrojë deri në 3000 mijë euro për azilkërkuesit shqiptarë që u është refuzuar kërkesa për azil, nëse ata kthehen vullnetarisht. Për këtë çështje të ndjeshme, ka reaguar zyrtarisht edhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, thuhet se Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: ”kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast”.

Thelbi i lajmit ishte se deri më 28 shkurt azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar e drejta e qëndrimit në Gjermani mund të kërkojnë një ndihmë për t’u riintegruar në vendin e tyre të origjinës dhe se familjet mund të marrin deri në 3000 euro, kurse individët deri në 1000 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ambasada shton se azilkërkuesit që ju është refuzuar kërkesa, duhet të kthehen në Shqipëri dhe do ju ndalohet hyrja në hapësirën e vendeve të zonës Schengen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri.

Ambasada Gjermane në Tiranë

Sqarim: Asnjë asistencë e re financiare për azilkërkuesit shqiptarë të refuzuar!
Ndryshe nga ç’raportojnë mediat shqiptare, azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare  apo asistencën financiare për kthim.

Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e – sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor – përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast. 

Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që  mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?