FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

45 magjistratë të rinj nisin punën, Ambasada e SHBA: Tregoni kurajo për të qenë të paanshëm

45 magjistratë të rinj i janë bashkuar gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Ambasada e SHBA-së në Tiranë, teksa shpreh urimet, apelon që ata të tregojnë paanshmëri në çdo hap të rrugës së tyre, ndërsa shton se Reforma në Drejtësi është kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Mesazhi i plotë

Urime 45 magjistratëve e rinj të cilët ju bashkuan gjykatave dhe prokurorive këtë javë. Qytetarët shqiptarë presin që ju të jeni gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës tuaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reforma në Drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?