613 kg kokainë në kontejnerët e bananeve, arrestohet Arbër Çekaj në Gjermani
Është vënë në pranga në Gjermani, Arbër Çekaj, pronari i firmës ‘Arbri Garden’, që ka transportuar për në Shqipëri sasinë prej 613 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Durrës.
Lajmi është bërë i ditur nga burime policore.
Çekaj ishte shpallur në kërkim që prej operacionit policor, por arrestimi i tij është bërë vetëm gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme.
Ka qene një operacioni i policisë gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare.
Në pranga për këtë drogë deri më tani ishin vetëm shoferi dhe menaxheri i kompanisë, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të bashkëpunimit me agjencitë e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht atë Gjermane është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.
Arber Çekaj është pronari i firmës ‘Arbi Garden’ ku u sekuestruan 613 kg kokainë në kuadër të operacionit “Last snow”
U shkëmbyen informacion në kohe rekord mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera si dhe me Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ky shtetas është kapur në një provincë pranë Dysedorfit.

