7-vjeçarja bie në koma dhe humb jetën nga gripi
Një vajzë e vogël ka humbur jetën për shkak të një gripi të rëndë. 7-vjeçarja është dërguar nga prindërit në spital rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme. Vajza kishte dy ditë që nuk ushqehej dhe kishte temperaturë të ulët.
Mjekët i kanë dhënë ndimën e shpejtë dhe kanë bërë gjithçka të mundur për ta mbajtur vogëlushen në jetë.
Vajza ka ndërruar jetë rreth mesnatës, kur vogëlushja ka rënë në koma. Nga ana e mjekëve deklarohet paraprakisht se e mitura ishte pjekur nga një formë e rëndë e grupit i ashtuquajtur “grip toksik”.

