72-vjeçari: Autori më goditi dhe më mori lekët e pensionit

Një ngjarje e rëndë është ajo e dhunimit dhe e grabitsjes të 72-vjeçarit në Dlevinë. Kosta Shapo, u grabit dhe u dhunua në orët e para të mëngjesit në banesën e tij në fshatin Muzinë të Bashkisë Finiq.

Ai jeton i vetëm në banesë, dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime në kokë dhe pjesë të tjera. Shapo thotë se autori nuk i tha asnjë fjalë por i bëri me shenjë që t’i jepte lekët.

”Ishte ora 3 pas mesnatës. Hapa portën e jashtme, edhe ai ishte në rrëzë të portës, më vuri dorën në gojë dhe ai nuk foli, por ma bënte me shenjë. Vajta në dhomën e gjumit. Nuk foli. Kisha 150 mijë lekë nga pensioni që kurseja pak nga pak, ia dhashë vetë se po mos ja jepja do të më vriste”,-tha i moshuari.

Swiss Digital Desktop Reklama

72-vjeçari invalid, thotë se dorëzoi kursimet e tij për ti shpëtuar më te keqes, por i trembet rrezikut se grabitësi do ti rikthehet përsëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Por që do më vinë prapë, do më vijnë. Do marrin vesh kur unë marr lekët, ata atë punë ruajnë. Ndërsa i moshuari po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, policia e Sarandës krye veprimet hetimore në banesën e tij në Muzinë për të identifikuar dhe arrestuar autorin”,-thotë i moshuari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?