Acari “pushton” vendin, ja temperaturat

Temperatura të ulëta, mot shumë i ftohtë në gjithë vendin edhe gjate ditës së sotme. Meteoalb parashikon që temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë.

E mërkurë:

Mot i kthjellët por shumë i ftohtë mbizotëron të gjithë territorin shqiptar. Në Veri-Verilindje do të ketë edhe vranësira kalimtare e prezencë të mjegullës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe temperatura shumë të ulëta në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë orëve të natës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat e ajrit vijojnë me rënie gjatë orëve të para të ditës ndërsa mbeten thuajse konstante në mesditë kur pritet që maksimumi territorial të ngjitet në 10-11°C.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?