Aksident i frikshëm në Dibër, makina me tre të mitur brenda del nga rruga (FOTO)

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një automjet doli nga rruga, duke bllokuar tre djem të mitur brenda.

Sipas raportuesve nga vendngjarja, të cilët kanë dërguar edhe disa foto në “JOQ”, thuhet se mjetin po e drejtonte një djalë i mitur, ndërsa bashkë me të po udhëtonin edhe dy bashkëmoshatarë të tij. Mësohet se ata janë plagosur dhe ndodhen në spitalin e Peshkopisë.

24819051_1733065586712821_2003538591_o

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu bëhet e ditur se mjeti ka qenë e babait të djalit që drejtonte mjetin. Sakaq, pritet një njoftim zyrtar nga policia e Dibrës lidhur me ngjarjen.
makina-1-720x433

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?