Aksident i frikshëm në Tiranë pranë RTSH, makina merr para tabelat e sinjalistikës (FOTO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë RTSH në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga LSA duket se si një automjet tip Volksëagen është përplasur me tabelat e sinjalistikave të vendosura në rrugë.
Si pasojë, ka pësuar dëme material makina e përfshirë në aksident si edhe janë rrëzuar tabelat e orientimit. Mbetet e paqartë nëse ka të plagosur, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar aksidentin ndërsa nuk është hera e parë që në këtë kryqëzim ndodhin përplasje automjetesh. Kujtojmë se në janar të këtij viti, dy makina u përfshinë në një aksident pranë RTSH për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mosrespektimit të rregullave rrugore.


