Aksident i rëndë me 2 të vdekur e 2 të plagosur në rrugën e Komanit

Nga të dhënat e para që mësoi Ora News fuoristrada në të cilën udhëtonin të aksidentuarit ka dalë nga rruga duke rënë në greminë pranë fshatit Karm.

Policia dha  vetëm inicialet e viktimave dhe të plagosurve.

“Deri në këtë moment na rezulton se mjeti tip fuoristradë me targa TR 8145 P ka dalë jashtë rruge dhe si pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit E.D, vjec 23, A.K, vjec 32 si dhe janë plagosur shtetasit A.B dhe E.K” thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth orës 11:00 u mësua se njëri prej të plagosurve Artan Bajrami pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar pasi gjëndja shëndetësore është e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne vendngjarje është grupi hetimor të cilet do të kryejnë hetimet përkatese mbi aksidentin. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak edhe të ngricës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?