Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 55-vjeçari që u përplas nga “Opeli”

Një burrë, i cili mesditën e sotme u përplas nga një automjet në Durrës, ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, tek Mbikalimi i Shenavlashit.

Një mjet tip Opel, me drejtues shtetasin A. D., banues në Berat përplasi këmbësorin 55 vjeçar, me iniciale A.S., i cili ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?