Aksident në Korçë, plagoset një punonjës egjiptian

Dy makina, një kamion dhe një fuoristradë janë përplasur mesditën e sotme në Korçë. Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.

Rreth orës 14:50, policia është njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Sovjan, janë përplasur një mjet kamion tip “Benz” me targë AA267OJ dhe një mjet foristradë me targë AA 898 PM.

Si pasojë i këtij aksidenti është plagosur një qytetar egjiptian rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me mjetin me targë AA 898 PM, (punonjës i TAP)i cili po transportohet në Spitalin e Korçës për mjekim jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?