Aksidenti i rëndë në Milot, dalin detaje të reja

Policia e Lezhës ka dhënë detaje rreth aksidentin në afërsi të Urës me Harqe  , në aksin Milot-Rrëshen.

Sipas njoftimit zyrtar, kanë qenë dy automjete të përfshirë në aksident, ndërsa nga ngjarja kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 220CV me drejtues shtetasin M.K., dhe mjeti tip Audi AA963FI me drejtues shtetasin D.D, janë përlasur me njëri-tjetrin, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ngjarja u plagos pasagjerja që ndodhej në mjetin “Benz”, e identifikuar vetëm me inicialet, E.K., dhe është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në makinën tjetër, u plagosën drejtuesi i mjetit, D.D, si dhe  pasagjerët, B.R., L.R, dhe R.H, Edhe këta persona janë dërguar për ndihmë në QSUT.

Shkaku paraprak dyshohet parakalim i gabuar i mjetit Audi, por ende po punohet per zbardhjen e saktë të shkakut të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?