Aksidenti në Itali – Shqiptari që u aksidentua për vdekje, i martuar dhe baba i një vajze

Publikohet fotoja e 30-vjeçarit shqiptar, Dorian Alikollari, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident rrugor.

Emigranti shqiptar jetonte prej disa vitesh në Itali dhe ishte me profesonin punëtor pranë shoqërisë së shpërndarjes së prodhimeve mediatike DISPE.

Dorian Alikollari ishte i martuar dhe baba i një vajze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti i rëndë u regjistruar mbrëmjen e Pashkëve, rreth orës 22.45 min në qytetin e Udines, shumë pranë banesës së viktimës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dorian Alikollari, po udhëtonte me një makinë të tipit Volkswagen Golf, në pronësi të një miku të tij shqiptar, kur ka humbur kontrollin e automjetit. Ai është përplasur dhunshëm me një pemë e ka përfunduar disa metra jashtë rrugës.

Aksidenti ka qënë mjaft i rëndë sa 30 vjeçari shqiptar ka humbur jetën menjëherë në vendgjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Pritet të kryhet autopsia e trupit të viktimës e dyshimet e para flasin se asfalti i lagur nga shirat e orëve të fundit ka qënë një nga shkaqet e këtij aksidenti.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?