Aksidentohet mjeti i policisë, një efektiv në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një makinë policie ka bërë aksident në afërsi të stacionit të trenit. Një efektiv është në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur pranë ish-stacionit të Trenit, në orët e para të mëngjesit të së martës.
Motori i patrullës së policisë, siç duket dhe nga pamjet ka goditur nga pas një mjet tip Benz.
Në vendngjarje kanë mbërritur kolegët e efektivëve të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

