Aksidentohet rëndë një 55-vjeçare në zonën e Laprakës

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një kalimtare është përplasur nga një makinë në përpjekje për të kaluar rrugën pranë një semafori në Laprakë.

55-vjeçarja, identiteti i së cilës është me iniciale H.B, është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit si dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave që kanë shkaktuar aksidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Me datë 07.01.2018, rreth orës 14:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e “Dritan Hoxha”, ka një aksident.

Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca,  ku nga verifikimet paraprake rezulton se:

Në rrugën ” Dritan Hoxha”, mjeti me targë TR 7904 I, me drejtues R. K., ka aksidentuar këmbësoren H. B., 55 vjeç, e cila u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?