Aksion gjatë natës, testi i alkoolit “fundos” shoferin në Tiranë, polici: “Mos lëviz nga mjeti”

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe gjatë mbrëmjes së shkuar aksionin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve. Të instaluar pranë Muzeut Historik Kombëtar, një patrullë policësh i hoqën lejen e drejtimit të mjetit një shoferi.

Në videon e shpërndarë nga policia shihet momenti kur polici i afrohet shoferit dhe i kërkon të mos e zgjasin shumë procedurën.

Pasi i tregon mënyrën se si duhet të veprojë me aparatin e matjes së sasisë së alkoolit, shoferi nis të fryjë dhe rezultoi të kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar, 0.24 mg/l.

Swiss Digital Desktop Reklama

Polici e ka ftuar të mos lëvizë nga mjeti deri në përfundim të procedurave përkatëse, ndërsa e njohu edhe me masën e bllokimit të lejes së drejtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?