Al Bano feston 75-vjetorin
Këngëtari konfirmon: Më 31 maj do të vij të festojmë bashkë në Vlorë
Nga Zenepe Luka
20 maji është ditë e shënuar për këngëtarin e famshëm Italian Al Bano Karrisi, dita e lindjes, që e përkujton çdo vit, por në këtë 20 maj ai feston 75-vjetorin. I lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe veçanërisht me shoqatën 22-vjeçare që mban emrin e tij në Vlorë, ai i është përgjigjur ftesës së fansave të tij dhe ka konfirmuar: Më prisni më 31 maj në Vlorë, do të festojmë bashkë buzë Adriatikut, për të bërë një vizitë në Llogara e Sarandë.
“Do të dëshiroja që karrierën artistike, që do ta mbyll në këtë vit të 75 vjetorit të lindjes, që koençidon edhe me 50 vjetorin e fillimit të karrierës, ta realizoja me një koncert në qytetin e Sarandës. Është tejet simbolike”, ka vijuar Ai, -“jo vetëm se unë tashmë jam shqiptar, jam vlonjat, por mbi të gjitha e kam pasur ëndërr që në këtë qytet, ku ka qëndruar im atë plot 75 vite më parë ushtar, qytet të cilit i kam kushtuar edhe këngën “Saranda Okinava”, të jepja një koncert, por quk është bërë i mundur gjatë një çerek shekulli që u ideua dhe lindi shoqata me emrin tim. Vërtetë do të ishte gjë e bukur, që ta mbyllja karrierën artistike me një koncert në Sarandë, nga ku lindi edhe u vendos edhe emri im Albano”.
Pyetjes nëse dëshiron të vijë edhe Romina, këngëtari përgjigjet. “Pse jo, do të bisedojmë gjërë e gjatë, kur të vij më 31 janar, që është edhe dita e fundit e muajit, që unë kam ardhur në jetë”, tha Albano.
Pyetjes, nëse është në dijeni për librin që do t’i bëhet dhuratë për ditëlindje Al Bano është përgjigjur: “Jam në dijeni edhe për titullin intrigues, por përmbajtjen do ta mësoj atë ditë që të jem aty, që mezi e pres”.
Shoqata ka marrë të gjitha masat që ditëlindja e këngëtarit të shëndrrohet një festë për të gjithë fansat, ku do të marrin pjesë edhe artistë.
“Natë e bardhë” e kanë cilësuar darkën e 31 majit që do të kalojnë në restorantin që njihet “Bojo” pa shkuar në Rradhimë. Dita e lindjues, 20 maji do të kalojë më një koktel në klubin e fansave dhe telefonatën e urimit drejtuar këngëtarit dhe me një tortë me numurin 75. Gëzuar ditëlindjen, Al Bano, jetë të gjatë sa kënga jote, që lumturoi miliona artdashës në të gjithë botën.

