Alarmi i Manjanit: Padronët e rinj të drogës po vrasin…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në Twitter, ka reaguar për lajmet e kronikës së zezë. Sipas tij në vend po dominojnë vrasjet, plagosjet dhe kërcënimet me eksploziv.
E duke e quajtur këtë një larje hesapesh, ai shton se ata që nuk pranojnë rregullat e pradronëve të rinj, eleminohen.
”Po lahen hesapet dhe po ndryshojnë padronët që kontrollojnë trafikun e drogës! Ata që nuk pranojnë rregullat e pradronëve të rinj, eleminohen pasi kërcënimi nuk ka funksionuar”,-shkruan Manjani.
Për ish-minsitrin, ky është vetëm fillimi.
Vrasje, plagosje, kërcënime me eksploziv është tema e lajmeve këto kohë. Po lahen hesapet dhe po ndryshojnë padronët që kontrollojnë trafikun e drogës! Ata që nuk pranojnë rregullat e pradronëve të rinj, eleminohen pasi kërcënimi nuk ka funksionuar… Ky është vetëm fillimi!
— Ylli Manjani (@yllimanjani) December 26, 2017

